Bomber në Turqi, Manaj arrin Piontek dhe vihet në ndjekje të Ikardit e Xhekos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 22:22

Bomber në Turqi, Manaj arrin Piontek dhe vihet në ndjekje të Ikardit e Xhekos

Rei Manaj po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij futbollistike në këtë edicion të parë në futbollin turk. Sulmuesi i kombëtares shqiptare sot ka shënuar golin e tij të 12 në këtë kampionat, duke u rreshtuar tashmë mes bomberave më të mirë në Superligë, edhe pse nuk gjendet në një nga skuadrat e kreut.

rey-manaj-gollerine-devam-ediyor-6420

Me golin e 12, që i dha fitoren 1-0 Sivaspor ndaj Rizespor, sulmuesi shkoi në vendin e  4-t në renditjen e golashënuesve më të mirë në Turqi, me të njëjtin numër golash si polaku Krzistof Piontek i cili luan me Bashakshehir si dhe Kara i Kasëmpasha.

Një gol më shumë se sulmuesi shqiptar ka Mauro Ikardi i Gallatasarajt, ndërsa dy më shumë ka shënuar Tiam i Pendikspor. Për momentin golashënuesi më i mirë i kampionatit turk mbetet Edin Xheko, i cili ka shënuar 16 gola me fanellën e Fenerbahçes.

PANROAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"