Bledi Shkëmbi drejt pankinës së Tiranës, pritet zyrtarizimi nga klubi bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2024 | 10:28

Bledi Shkëmbi drejt pankinës së Tiranës, pritet zyrtarizimi nga klubi bardheblu

Pas shumë emrash të lakuar dhe sugjerimesh që ka marrë ditët e fundit presidenti Refik Halili duket se ka vendosur për t’i besuar stolin e Tiranës trajnerit Bledi Shkëmbi. 

BLEDI SHKEMBI 1

Emri i korçarit ka qarkulluar ditët e fundit si kandidat dhe është paralajmëruar nga “Panorama Sport”, bashkë me italianin Diego Longo dhe disa të huaj të tjerë, por Halili ka qenë i dyzuar.

Megjithatë, duket se tani palët kanë gjetur një marrëveshje dhe korçari pritet të konfirmohet në orët në vijim si trajner i Tiranës.

Në të kaluarën, Shkëmbi ka drejtuar Lirinë, Teutën, Ballkanin dhe Dinamon. Kohët e fundit ai ka qenë trajner i Kombëtares U-19, ndërsa aktualisht drejton kuqezinjtë U-17.

Shkëmbi pritet të sqarojë një herë raportin me FSHF-në për vazhdimësinë ose jo në krye të U-17, e më pas të zyrtarizohet te Tirana.

Në parim ai ka gjetur akordin me presidentin e Tiranës, por pa marrë miratimin e FSHF-së për t’u liruar nga posti i trajnerit të Kombëtares U-17, nuk mund të firmosë te bardheblutë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"