Besa triumfon në transfertë ndaj Tërbunit, Bali futet nga stoli dhë bën heroin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2022 | 14:59

Besa triumfon në transfertë ndaj Tërbunit, Bali futet nga stoli dhë bën heroin

Besa triumfon në transfertë ndaj Tërbunit, Bali futet nga stoli dhë bën heroinBesa e Gugash Maganit ka shtangur Tërbunin në Pukë, duke e mposhtur me rezultatin 0-1 në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Parë. 45 minutat e para të lojës u mbyllën me rrjeta të paprekura. 

kategoria-e-pare-1

Në fragmentin e dytë të lojës, trajneri Magani bën lëvizjet e duhura, teksa në të 54-tën largon nga fusha Dakën dhe në vend të tij aktivizon tiranasin Bali. Ishte ky i fundit që në minutën e 74-t do të shënonte golin e fitores për Besën, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës kavajase.

FT

TËRBUNI 0-1 BESA

Bali 74′ 

 

FORMACIONET ZYRTARE:

TËRBUNI: Vata, Ruqi, Metani, Peqini, Xhabrahimi, Hysa, Hoxhaj, Tafili, Saliaj, Krasniqi, Baholli.

Trajner: Alert Alcani

BESA: Dabjani, Perja, Reci, Osma, Hoxha, Sulovari, Daka, Raza, Ntephe, Nurja, Ramilli.

Trajner: Gugash Magani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"