Bëri debutimin historik me Milanin në Serinë A, por ja pse Kamarda nuk luan dot në… Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2023 | 22:58

Bëri debutimin historik me Milanin në Serinë A, por ja pse Kamarda nuk luan dot në… Champions

Talenti i Milanit, Françesko Kamarda, në moshën 15-vjeçare e 260 ditë, bëri debutimin historik teksa u shndërrua në futbollistin më të ri që aktivizohet në elitën italiane, Serie A.  Por, sulmuesi nuk mund të aktivizohet dot në Champions League. Arsyeja? Rregullat e UEFA-s janë shumë të qarta. 

kamarda

Për të luajtur në Champions League një futbollist duhet të ketë mbushur minimalisht 16-vjeç dhe të ketë nënshkruar një kontratë profesioniste. Ndërkohë që Kamarda as nuk ka mbushur 16-vjeç dhe as që ka një kontratë profesioniste për momentin. 

Nëse në Serie A u bë një përjashtim dhe Federata e lejoi Kamardën të aktivizohej pas një kërkesë speciale të Milan, UEFA nuk toleron dhe anashkalon rregullat e saj. Ndaj, për debutimin në Europë me fanellën e Milan, 15-vjeçarit i duhet të presë ende. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"