BASKET MESHKUJ/ Tirana-Besëlidhja, sot Finalja 4 në “Feti Borova”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2023 | 14:53

BASKET MESHKUJ/ Tirana-Besëlidhja, sot Finalja 4 në “Feti Borova”

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj po luan fazën më të nxehtë të sezonit, sfidat finale “play off”. tirana-beselidhja

Besëlidhja kryeson 2-1 serinë e finaleve kundër Tiranës, ndërsa ekipet do të rikthehen në parket sot për betejën e katërt ndërmjet tyre, takim që do të zhvillohet në sallën “Feti Borova” në orën 19:00. Lezhjanët e Afrim Bilalit siç dihet e nisën mjaft mirë, teksa triumfuan në dy përballjet e para, ndërsa bardheblutë reaguan në finalen e tretë.

Të mbështetur nga një publik i zjarrtë, kryeqytetasit e Erkand Karajit e rihapën garën e titullit, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, që u jep atyre besim dhe moral për vazhdimësinë e finaleve. Besëlidhja kërkon titullin e parë në histori, ndërsa Tirana të 21-in.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"