Barazimi ndaj Atalantës pa shënuar, Alegri “shpjegon”: Topat nuk janë më si 30 vite më parë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2023 | 21:18

Barazimi ndaj Atalantës pa shënuar, Alegri “shpjegon”: Topat nuk janë më si 30 vite më parë…

Juventusi është ndalur në një barazim pa gola përballë Atalantës, pas një prove ku la shumë për të dëshiruar në lojën ofensive. Bardhezinjtë po kritikohen shpesh për lojën që bëjnë e tashmë edhe për mungesën e golave.

alegri

Sipas trajnerit Masimiliano Alegri, skuadra e tij duhet të fillojë të mendojë për një mënyrë tjetër loje.

“Ndokush është paksa i lodhur, kemi gabuar pasime, kemi ngadalësuar. Por në fund djemtë u treguan të aftë pasi të bësh një pikë në Bergamo nuk ishte e thjeshtë dhe na mundëson që të qëndrojmë në pozicionet e përparme.

Sot kishim pak agresivitet në dëshirën për të bërë gol. Në këtë aspekt duhet të përmirësohemi dhe të gjuajmë më shumë nga jashtë zonës, edhe për faktin se këta topa nuk janë më si të 30 viteve më parë”, tha trajneri i Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"