Barazimi me dy autogola, Ten Hag vë duart në kokë: Prisja të fitonim 3-0

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2023 | 10:10

Barazimi me dy autogola, Ten Hag vë duart në kokë: Prisja të fitonim 3-0

Trajneri i Mançester Junajtid, Erik ten Hag, nuk do ta besojë se si skuadra e tij hodhi në erë një avantazh 2-0, i cili mund të ishte zgjeruar edhe më shumë duke parë rastet deri në 10 minutat e fundit të sfidës, që çmontuan gjithçka të mirë që ishte bërë.

ten hag

“E kishim ndeshjen në kontroll, totalisht në duart tona. Ishim në avantazh 2-0 dhe madje, unë prisja që të shënonim edhe një gol të tretë, pse jo edhe një të katërt derisa… Nuk e di nëse duhet t’ia vë të gjithë fajin fatit të keq. E them këtë pasi në fund e lëshuam shumë lojën dhe pavarësisht dy devijimeve të pafata, në çerekfinalet europiane, çdo gabim, çdo mungesë përqendrimi paguhet shumë rëndë. I lejuam Seviljës nga hiçi dy gola, duke treguar se nuk kemi mësuar ende që t’i ‘vrasim’ ndeshjet.

Kur shënon 2 gola që në pjesën e parë dhe më pas nuk shfrytëzon rastet për 3-0, aq më tepër në një moment që po kemi gjithashtu edhe shumë dëmtime të rëndësishme, është e patolerueshme.

Në vend që të festonim të gjithë dopietën e parë të Zabicer, humbin kontrollin e ndeshjes dhe mbi të gjitha duhet të shpresojmë se edhe dëmtimi i Lisandros (mbrojtësi i Junajtid) të mos jetë shumë i rëndë, edhe pse nga pamjet nuk është se jam shumë i qetë, mbi atë që do të na thonë mjekët mëngjesin e nesërm (sot)”, përfundoi holandezi Ten Hag.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"