Postuar: Nëntor 14, 2023 | 22:22
Axhenda e plotë/ Futbolli shqiptar rikthehet të dielën, ja duelet e prapambetura që do të zhvillohen në datën 19 nëntor
Futbolli shqiptar do të rikthehet në fushën e blertë dietën e diel, pas ndalesës për shkak të tragjedisë me sulmuesin e Egnatias, Rafael Duamena.
Më datën 19 nëntor janë planifikuar të zhvillohen 5 duelet e vlefshme për javën e 7-të të Grupit B të Kategorisë së Dytë, të cilat u shtynë menjëherë pas ngjarjes të tmerrshme. Ndërkohë po ditën e diel do të luhet edhe dueli i Grupi A të Kategorisë së Dytë, mes Murlanit dhe Tërbunit, edhe ky i prapambetur.Të gjitha këto duele do të startojnë në orën 13:30.
AXHENDA E PLOTË:
KATEGORIA E DYTË, GRUPI A:
Murlani-Tërbuni
KATEGORIA E DYTË, GRUPI B:
Labëria-Pogradeci
Devolli-Maliqi
Delvina-Oriku
AF Luftëtari-Shkumbini
Turbina-Këlcyra
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
