AUTOMOBILIZËM/ Hill Climb “Trofeu Skënderbej”, starton nesër edicioni i 9-të (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2024 | 13:24

AUTOMOBILIZËM/ Hill Climb “Trofeu Skënderbej”, starton nesër edicioni i 9-të (VIDEO)

Rikthehet gara Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2024”. Automobile Club Albania dhe Federata Shqiptare e Sporteve të Automobilizmit (FASA) do të organizojnë edhe këtë vit garën ndërkombëtare në disiplinën e ngjitjes malore.MixCollage-21-Jun-2024-01-12-PM-9271Gara do të mbahet në datat 22-23 qershor në rrugën e Malit të Krujës, në Sarisalltik. Gara është e vlefshme për Kampionatin Hill Climb të Zonës së Europës Qendrore (CEZ-FIA) dhe është e vetmja e regjistruar në kalendarin e Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) që zhvillohet në vendin tonë. Në këtë event marrin pjesë pilotë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Polonia, Mali i Zi, Serbia etj.

Në këtë edicion janë regjistruar dhe do të garojnë 37 pilotë. Ky është edicioni i 9-të i këtij eventi që organizohet çdo vit nga Automobile Club Albania, që i fton të gjithë që ta ndjekin nga afër këtë garë ndërkombëtare të motorsportit që zhvillohet në vendin tonë. Një garë që garanton emocione dhe adrenalinë për të gjithë të apasionuarit e këtij sporti, i cili po zhvillohet gjithnjë e më shumë në vendin tonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"