AUSTRALIAN OPEN/ Shkëlqen Novak Xhokoviç, kalon në çerekfinale pas një fitore bindëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 10:45

AUSTRALIAN OPEN/ Shkëlqen Novak Xhokoviç, kalon në çerekfinale pas një fitore bindëse

Në Australian Open vijojnë sfidat, ndër sa tashmë janë mësuar çerekfinalistët edhe te meshkujt. Falë një prove bindëse, Novak Xhokoviç ka kaluar me rezultatin 3-0 (6-2, 6-1, 6-2) australianin Aleks de Minaur.

XHOKOVIC

Një ndeshje e dominuar tërësisht nga “Nole”, ndërsa i zoti i shtëpisë e kishte të pamundur që të mbante ritmin e tenistit serb, për ta mbyllur duelin me vetëm 5 “game” të fituara. Takimi zgjati pak më shumë se dy orë, ndërsa u vu re forma solide dhe cinizmi i Xhokoviçit, i cili nuk gaboi thuajse asgjë.

Në setin e parë Xhokoviç kaloi nga 2-2 në 6-2. Ndërsa në të dytin dhe të tretin, u shkëput menjëherë në 4-0. De Minaur mundi vetëm që të anulonte një “match point” në turnin e tij të shërbimit, për t’u dorëzuar më pas ndaj superfuqisë së rivalit, që kërkon suksesin e radhës në karrierë në turnetë Grand Slam.

Kundërshtari i Xhokovoçit në çerekfinale do të jetë Andrei Rublev. Ky i fundit vuajti jo pak ndaj denezit Holger Runi, por gjithsesi rusi e eliminoi në shifrat 6-3, 3-6, 6-3, 4-6, 7-6(9). Një tjetër çerekfinale do të jetë derbi amerikan ndërmjet Tomi Pol dhe Ben Shelton.

Pol eliminoi spanjollin Bautista Agut me rezultatin 6-2, 4-6, 6-2, 7-5. Ndërsa nga ana tjetër, Shelton, kaloi bashkëkombësin Volf në një takim me 3 “tiebreak” të mbyllur në shifrat 6(5)-7, 6-2, 6(4)-7, 7-6(4), 6-2. Fituesi i çiftit XhokoviçRublev do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e duelit Pol-Shelton.

Ndërkohë faza çerekfinale ka startuar në orët e para të mëngjesit me ndeshjen e orës 04:00 ndërmjet rusit Kaçanov dhe amerikanit Korda. Ndërsa në orën 10:30 do të jetë radha e sfidës Tstitsipas-Lehecka.

Ndërsa ndeshjet Xhokoviç-Rublev dhe Pol-Shelton do të luhen në orën 01:00 pas mesnate, duke kompletuar kështu kuadrin e çerekfinaleve.

Ndërkohë një fakt interesant është prezenca e tre amerikanëve në këtë fazë në Melburn, gjë që nuk ndodhte që prej 23 vitesh, kur Agasi, Sampras dhe Vudruf formonin treshen “Made in Usa” në Australian Open 2000.

Në radhët e femrave çerekfinalet kanë dhuruar këto duele: Ribakina-Ostapenko, PegulaAzarenka, Pliskova-Linet dhe Sabalenka-Vekiç.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"