ATLETIKË/ Sezoni i artë i Luiza Gegës, medalje ari edhe në gjysmë-maratonën ballkanike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2023 | 14:45

ATLETIKË/ Sezoni i artë i Luiza Gegës, medalje ari edhe në gjysmë-maratonën ballkanike

Vetëm pak ditë pas stampoi rekordin e ri kombëtar në garën e 3000 metrave me pengesa në Zyrih, Luiza Gega ka marrë pjesë në një tjetër disiplinë. Mbretëresha e atletikës shqiptare konkurroi në gjysmë-maratonën ballkanike, të mbajtur të dielën në Bitola të Maqedonisë së Veriut.

luiza gega

Luiza konfirmoi formën fantastike edhe në këtë garë, duke bërë të sajën medaljen e artë. Gega e ndali kronometrin në 1:14:30 për të merituar vendin e parë në gjysmë-maratonë.

Kjo garë ishte taktike për atleten tonë, e cila qëllimin kryesor kishte medaljen e artë, mision të cilin e realizoi me sukses, duke ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit flamurin e Shqipërisë. Kështu, Gega i shkon drejt fundit një tjetër sezoni fantastik, në të cilin ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme.

Nëse në fillim dukej e pabesueshme që të realizohej një sezon më i mirë se 2022-shi, në të cilin e atletja kuqezi shpallej kampione Europe me rekord kampionati, ajo është tejkaluar në rezultate në këtë vit.

Gega fiksoi në fund të gushtit rezultatin e saj më të mirë në 3000 m/p, duke vendosur rekordin e ri kombëtar 9:09.64. Ndërkohë disa prej pikave kulmore të këtij sezoni të Luizës janë vendi i tetë në Kampionatin Botëror që u mbajt në Budapest pak ditë më parë.

Medalja e artë në Lojërat Olimpike Europiane, duke u konfirmuar si europiania më e shpejtë me rekordin në 3 ligat dhe në historinë e këtij kompeticioni në 3000 m/p.

Gjithashtu tri medalje të arta në Kampionatin Ballkanik, duke fituar 3 gara në dy dytë, si asnjë sportiste tjerë më parë. Theksojmë se në çdo garë kampionia kuqezi është gjithnjë brenda normës olimpike, një “Cyborg” që nuk di të ndalet, krenari për një komb të tërë.

luiza gega

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"