Atalanta shkëlqen me Gjimshitin titullar, zikaltrit e Gasperinit vendosin rekord historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2023 | 21:56

Atalanta shkëlqen me Gjimshitin titullar, zikaltrit e Gasperinit vendosin rekord historik

Atalanta është “blind” në mbrojtje këtë sezon. Për këtë ka meritë absolute edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili është shndërruar në një lider te zikaltrit.

Gjimshiti

Skuadra e Gasperinit arriti të barazonte pa gola ditën e sotme në duelin ndaj Juventusit, teksa kjo ishte ndeshja e 5-të në 7 javët e para të Serisë A, që Atalanta nuk pëson gol. Një statistikë historike kjo për skuadrën bergamaske, që nuk që regjistruar kurrë më parë nga ta në elitën e futbollit italian.  

Duelin e radhës Atalanta do e luajë në transfertë ndaj Lacios, teksa do të kërkojë të ruajë ecurinë e pathyeshmërisë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"