Antuan Grizman: Jemi super të qetë, triumfi i Francës do të përkojë me Pavarësinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2024 | 10:41

Antuan Grizman: Jemi super të qetë, triumfi i Francës do të përkojë me Pavarësinë

Pasi ka arritur në dy finale të Kupës së Botës në tetë vitet e fundit (duke fituar një) dhe një finale të Europiani, Franca edhe një herë fillon midis favoritëve në “Gjermani2024”. Një nga lojtarët më të shquar është padyshim Antuan Grizman, i cili ka dhënë edhe një intervistë për “UEFA.com”.

France's forward #07 Antoine Griezmann is pictured during the friendly football match between Germany and France the Signal Iduna Park stadium in Dortmund, western Germany, on September 12, 2023. (Photo by FRANCK FIFE / AFP)

Si është gjendja e ekipit në kuadër të debutimit në “Euro 2024”?

Jemi mirë dhe kemi besim. Fizikisht jemi gati. E dimë që kundër Austrisë do të jetë shumë e rëndësishme për ta nisur mirë turneun. Do të jemi të bashkuar nga fillimi në fund. Të gjithë do të jemi në të njëjtin drejtim, ky do të jetë çelësi i suksesit tonë.

Çfarë ndihet kur luan 84 ndeshje radhazi për kombëtaren?

Jam shumë krenar dhe i lumtur për këtë. Më është dashur të bëj shumë sakrifica, si në shtëpi ashtu edhe këtu me kombëtaren, prandaj jam shumë i lumtur që kam vendosur këtë rekord. Siç them: “Më pëlqen futbolli, e dua futbollin”, prandaj bëj gjithçka që të ndihem mirë, të luaj ndeshjet njëra pas tjetrës, të jem në nivelin më të mirë të mundshëm. Nuk kam menduar për rekordin.

Cili është shkaku i qetësisë që transmeton Franca?

Mendoj se kjo është prej faktit që kemi luajtur ndeshje të shkëlqyera dhe në nivele të larta. Ndihemi shumë mirë edhe në kombëtare, dhe pastaj ka lojtarë të mëdhenj. Të kesh një trajner si Deshamps që beson shumë është një tjetër faktor shtesë. Kur mbërrijmë në stadiume, apo kur shohim njerëz para televizorit me fanellën e kombëtares apo flamurin francez, kjo na motivon.

Cili është sekreti i mbrojtjes së fortë së Francës?

Për mua, të kesh një mbrojtje solide dhe një ekip që punon së bashku ku çdo lojtar jep gjithçka për të ndihmuar në mbrojtje është një nga themelet për të shkuar sa më larg. Edhe nga pikëpamja ofensive kemi shumë lojtarë të aftë për të goditur kundërshtarët në çdo moment të ndeshjes.

Cilët janë rivalët e Francës për fitimin e “Euro 2024”?

Mendoj se ka disa favoritë. Është Gjermania që luan në shtëpi. Janë Holanda, Kroacia, Italia, Spanja, Anglia. Europiani është vërtet një garë e vështirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"