Ançeloti nuk kursen lëvdatat për Bellingam: Më ka çuditur njëlloj si Kaka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 21:45

Ançeloti nuk kursen lëvdatat për Bellingam: Më ka çuditur njëlloj si Kaka

Xhud Bellingam është kthyer në protagonist kryesor të edicionit të Real Madrid duke shënuar me një rregullsi të admirueshme si pak golashënues kanë bërë para tij në radhët e “los blancos”, edhe pse në fakt është mesfushor. Normalisht, edhe trajneri Karlo Ançeloti nuk kursen elozhet sa herë flet për britanikun.

saddsasdsdasdasdasdasdasda

Kështu ka bërë edhe sot në konferencën për shtyp para sfidës që skuadra e tij luan këtë të shtunë ndaj Granadës, ku madrilenët do të kërkojnë të vazhdojnë ecurinë e fitoreve që e kanë kthyer përsëri në majën e renditjes së La Liga.

Ai i kushtoi vëmendje pikërisht Bellingam dhe paraqitjeve që kishte bërë anglezi, duke e krahasuar me disa emra shumë të njohur në historinë e futbollit.

“Nuk i kemi kërkuar asnjëherë të shënojë, e bën shpesh pasi ka aftësi fantastike që të hyjë në zonë në momentin e duhur. Respekti ndaj tij është për shkak të punës që bën, jo për golat. Kujt i ngjan? Nuk kam parë të luajë Di Stefanon, në konferencën e fundit për shtyp kisha bërë një krahasim me Zidan, por në realitet jam i çuditur njëlloj si kur pashë Kaka për herë të parë. Nuk them se i ngjan, por ka diçka si Kaka”, deklaroi Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"