Alvaro Morata, drejt altarit të të mëdhenjve / Sulmuesi arrin kuotën e 35 golave me Spanjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2024 | 17:21

Alvaro Morata, drejt altarit të të mëdhenjve / Sulmuesi arrin kuotën e 35 golave me Spanjën

Sulmuesi i Spanjës dhe i Atletikos së Madridit, Alvaro Morata mbylli serinë e tij të keqe në kombëtaren iberike në miqësoren e fundit para ndeshjes së “Euro 2024”. Ai u kthye te goli kundër Irlandës së Veriut, duke e çuar në 35 numrin e golave me Spanjën.

Morata

Falë golit me kokë kundër irlandezo-veriorëve, sulmuesi i Atlrtikos barazoi 35 golat e David Silvës, duke u bërë golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e përfaqësueses spanjolle. Morata shënoi vetëm një gol në trembëdhjetë ndeshje për Atletikon e Madridit në një seri negative që filloi më 9 mars. Me kombëtaren spanjolle ai regjistroi pesë ndeshje radhazi pa shënuar. Që kur shënoi kundër Skocisë më 12 tetor 2023, ai nuk kishte shënuar në ndeshjet kundër Norvegjisë, Gjeorgjisë, Kolumbisë, Brazilit dhe Andorrës. Ai ndërpreu serinë e tij negative në “Son Moix” (Majorka), duke shënuar golin e dytë në përmbysjen e Kombëtares spanjolle 5-1.

Goli i tij është 35-ti në 73 ndeshje, gjë që e bën atë të barabartë me David Silvën. Objektivi i radhës i Moratës janë 38 golat e Fernando Torres teksa golashënuesi më i mirë në historinë e skuadrës spanjolle është David Vija me 59 rrjeta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"