Aksidenti i kampionit të Botës, mjeku flet për gjendjen e tij: Banjaja mund t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirugjikale…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2023 | 16:39

Aksidenti i kampionit të Botës, mjeku flet për gjendjen e tij: Banjaja mund t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirugjikale…

Një ngjarje e frikshme ndodhi në Çmimin e Madh të Katalunjës në MOTO GP, me kampionin e Botës në fuqi, Françesko Banjaja që u bë pjesë e një aksidenti të frikshëm. Ai ra në mes të pistës dhe u shtyp në këmbë nga një motor KTM, gjë që bëri menjëherë të ngrihej flamuri i kuq dhe të ndërpritej gara.Collage Maker-03-Sep-2023-04-38-PM-5491

“Në një radiografi të parë pamë një dëmtim në tibi dhe femur, i cili megjithatë nuk është shumë i përputhshëm: mund të jetë një frakturë e vjetër, duhet të shohim nëse ka një dëmtim tjetër. Në nivelin kranial dhe torakal gjithçka është mirë dhe piloti është i vetëdijshëm. Analizat e mëtejshme do të na tregojnë nëse ka dëmtime në nivelin e tibisë dhe femurit. Mendoj se do të jetë me fat, fillimisht nuk kemi gjetur hematoma, por ndoshta mund t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirugjikale”, tha doktori i MOTO GP-së Angel Charte për “Sky Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"