“Ai është truri i Leçes”, media italiane i thur elozhe Ramadanit: Drejton lëvizjet e të gjithë ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2023 | 21:19

“Ai është truri i Leçes”, media italiane i thur elozhe Ramadanit: Drejton lëvizjet e të gjithë ekipit

Leçe e Ylber Ramadanit, arriti një tjetër rezultat pozitiv në Serinë A, teksa barazoi në transfertë ndaj Monzës, me rezultatin 1-1, në duelin ku titullar te skuadra mike ishte dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ramadani, i cili u aktivizua gjatë gjithë sfidës, teksa u vlerësua me notën 6 nga media italiane “Tuttomercatoweb”, që nuk i ka kursyer elozhet për ish-futbollistin e Partizanit.  

ramadani

“Ai është truri i Leçes, të gjitha veprimet sulmuese i lindin nga këmbët e tij. Në momentin e presionit maksimal Monza humbet njëfarë distance, jo vetëm për fajet e tij. Në pjesën e dytë ai drejton lëvizjet e të gjithë ekipit”, ishte komenti i “Tuttomercatoweb” për Ramadanin.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"