5 rrezikojnë Erzenin, bardheblutë paguajnë për kthimin e Behiratçes. Ja formacioni i mundshëm i Tiranës kundër Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 14:08

5 rrezikojnë Erzenin, bardheblutë paguajnë për kthimin e Behiratçes. Ja formacioni i mundshëm i Tiranës kundër Bylisit

Orges Shehi vendos që të lërë në stol Kristi jan Toshevskin dhe të luajë me skemën 3-5-2. Kjo ishte të paktën ajo që u përgatit dhe në stërvitje. Për sa i përket formacionit, me shumë mundësi, Shehi do të bëjë një lëvizje në mbrojtje.

tirana

Toshevski do të sakrifikohet, sepse do të luhet 3-5-2, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të jetë pak a shumë si në takimin ndaj Partizanit. Në portë do të jetë Bekaj, në mbrojtje nëse luhet me tre janë Behiratçe, Lulaj e Najdovski.

Më pas Aleksi, Hila e Deliu në qendër të mesfushës. Nga krahët Haxhiu e Përgjoni, ndërsa dyshja e sulmit do të jetë Abazaj-Hasani.

87

KARTONËT – Edhe pse para dy javësh hoqi picirin me Partizanin, sepse mungonin tre lojtarë për kartonë, Tirana rrezikon që në sfidën me Erzenin të mos ketë pesë titullarë nga formacioni. Bëhet fjalë për lojtarët Ardit Deliu, Rimal Haxhiu, Florjan Përgjoni, Albano Aleksi dhe Filip Najdovski.

Të pestë kanë nga tre të verdhë dhe nëse ndëshkohen me Bylisin, mbyllin sezonin dhe nuk luajnë me Erzenin në sfidën e fundit. Për këtë qëllim, klubi ka këshilluar lojtarët që të jenë të kujdesshëm.

Aktualisht që flasim Tirana ka disa lojtarë që mungojnë. Si fillim bëhet fjalë për Regi Lushkjën, i cili është i dëmtuar dhe ka mbyllur sezonin. Ai do të humbasë edhe sfidën finale të Kupës së Shqipërisë.

Aldi Gjumsi kthehet pas pezullimit nga kartonët e verdhë, ndërsa nga krahu tjetër, blerja e skuadrës mund të jetë Behiratçe. Lojtari është dënuar pesë takime nga Komisioni i Disiplinës, por klubi ka paguar gjobën për ta kthyer në fushën e lojës.

 

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"