Postuar: Qershor 12, 2024 | 11:25
4 përballjet me Italinë, Shqipëria i drejtohet Dortmundit me bilanc negativ
Dy herë në takime miqësore dhe dy herë në kualifikueset e Botërorit 2018, në të gjitha përballjet Italia ka triumfuar mbi Kombëtaren shqiptare.
Miqësoren e parë për italianët e vendosi autogoli i Hamdi Salihi, ndërsa 2-0 ishte rezultati i takimit tjetër, që ishte i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit të Rusisë, ku shënuan De Rosi me penallti dhe Imobile. Ndërkohë, ndeshja e kthimit në Shqipëri u fitua 1-0 nga fqinjët me golin e Kandrevës.
Përballja e fundit, ajo e nëntorit 2022, përfundoi 1- 3 për Italinë, ku shënuan Ismajli/ Di Lorenco dhe dopieta e Grifos.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"