100 ndeshje në Serinë A, vetëm 5 lojtarë kanë shënuar më shumë se Lukaku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2023 | 23:45

100 ndeshje në Serinë A, vetëm 5 lojtarë kanë shënuar më shumë se Lukaku

Romelu Lukaku luajti ndaj Torinos ndeshjen e 100-të në Serinë A, teksa arriti të realizonte golin e 59-të, në barazimin 1-1 që skuadra e Romës regjistroi në transfertë.  

LUKAKU GOLI

Vlen të theksohet fakti se vetëm 5 lojtarë kanë shënuar më shumë gola në 100 ndeshjet e tyre të para, që nga periudha kur fitorja llogaritet me 3 pikë. Bëhet fjalë për emra të rëndësishëm të futbollit italian dhe atij Europian.  

David Trezege, në 100 ndeshje realizoi 63 gola 

Vinçenco Montela, në 100 ndeshje realizoi 64 gola 

Andrij Shevçenko në 100 ndeshje realizoi 64 gola 

Gonzalo Higuain në 100 ndeshje realizoi 65 gola 

Kristiano Ronaldo në 100 ndeshje realizoi 81 gola  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"