“Shpëtoni Palestinën”/ Nis hetimi për 15 persona që protestuan në Tiranë kundër bombardimeve izraelite! Ja tre akuzat që rëndojnë mbi ta

May 17, 2021 | 12:45
SHPËRNDAJE

 

Policia ka nisur hetimet për 15 persona, pjesëmarrës në protestën e zhvilluar në Tiranë kundër sulmeve izraelite ndaj palestinezeve.

Në njoftim thuhet se personat akuzohen për tre vepra penale,  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë.

Gjatë protestave ka ndërhyrë edhe policia, e cila ka kërkuar shpërndarjen e tyre, pasi per shkak te pandemise nuk lejohen grumbullimet.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, për shtetasit: E. S., 23 vjeç, B. L., 28 vjeç, A. B., 47 vjeç, A. D., 26 vjeç, F. B., 22 vjeç, E. Z., 44 vjeç, E. K., 35 vjeç, A. M., 21 vjeç, F. L., 27 vjeç, E. P., 23 vjeç, A. J., 53 vjeç, E. R., 48 vjeç, I. D., 36 vjeç, A. H., 36 vjeç dhe O. G., 31 vjeç.

“SHPETONI PALESTINEN”

Për dy ditë me radhë dhjetëra protestues kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit me pankarta në duar me mbishkrimin: “Çlironi Palestinën”, “Paqe dhe Fund Zionizmit”.

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtete të tjera mijëra njerëz kanë marshuar në rrugë duke e konsideruar Izraelin si një shtet fashist dhe shtypës.

Qindra persona, mes të cilëve edhe gra e fëmijë kanë humbur jetën në Palestinë pas sulmeve me raketa dhe bomba. Kryeministri izraelit Netanjahu i konsideron sulmet si kundërpërgjigje ndaj goditjeve me raketa nga Hamasi, të cilin e cilëson si një organizatë terroriste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura