Rezultatet e dobëta, ikën Lekbello, vjen Tafaj

Oct 29, 2012 | 17:56
SHPËRNDAJE
Artur Lekbello

TIRANE- Artur Lekbello nuk është më trajner i ekipit të Tiranës, në vend të tij do të jetë Alban Tafaj, i cuili deri tani ka mbajtur rolin e Drejtorit Teknik tek bardheblutë.

Dorëheqja e Lekbellos ka ardhur pasditen e sotme e diktuar nga rezultatet e dobta që trajneri ka arritur në krye të ekipit kryeqytetas.

Dy humbjet e fundit ajo me Kukësin për Kupë 4-0 dhe për kampionat me Skëndërbeun, 2-0 duket se e kishin bërë të pamundur vazhdimin e Lekbellos si trajner.

Siç raportonte sot Panorama Sport,  Lekbello pritej të shkarkohej sot nga Klubi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura