“Rama-Vuçiç pakt për veprimin pushtues të Beogradit ndaj Kosovës’

Feb 1, 2017 | 8:07
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha lëshon akzua të forta në adresë të kryeministrit Rama, duke e akuzuar atë se ka bërë pakt me Vuçiçin për veprimin pushtues të Beogradit ndaj Veriut të Kosovës.

auto_rama-vucic-11479588776

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan edhe se “Intervista e Rexhep Qoses per shkembim territoresh e porositur nga Edvin Kristaq Rama”.

Postimi i Berishës

Intervista e Qoses per shkembim territoresh e porositur nga Edvin Kristaq Rama!

Diplomati dixhital informon:

Intervista e Rexhep Qoses per shkembim territoresh sipas nje projekti te Beogradit, midis Kosoves dhe Serbise, ne kulmin e krizes te marshimit mbi Kosove me trenin e Serbomadhise, eshte e porositur nga Edvin Kristaq Rama! Burime diplomatike ato dite flasin per nje marreveshje Rama – Vuçiç per veprimin aneksionist pushtues te Beogradit ndaj veriut te Kosoves! sb

“31/01/2017, 15:01:43: Pershendetje Doktor,isha dy dite ne Prishtine dhe atje u takova me disa miq te mije .
Po flisnim per situaten ne Kosove.
Me treguan se spas tyre intervisten e Rexhep Qoses per shkembime territoresh e njejte me deshiren Beogradit qe ju keni denoncuar me dhjetra here e kishte porositur Rama.Kete e gje kishte konfirmuar ne disa mjedise edhe keshilltari i mirnjohur i Rames per çeshtje te kozmopolitizmit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura