Rama publikon videon: Shiko sot detin kuqezi që do vërshojë në kutitë e votimit

Jun 23, 2017 | 15:00
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama do të mbyllë sot fushatën elektorale në Vlorë me një miting në orën 19:00.

rama miting

Në një video të postuar në faqen e tij ën facebook, ai krahason Vlorën e vitit 2013, me rrugët e prishura dhe hedhjen në erë të pallatit buzë detit, me Lungomaren e përfunduar.

“Sonte në sheshin e Lungomares, me Vlorën dhe për Vlorën kuqezi, në stacionin final të flamurit kombëtar, në rrugëtimin drejt 25 qershorit Kemi bërë shumë për rilindjen e kryeqytetit të Pavarësisë, po shumë më shumë do të bëjmë në mandatin e dytë. Le ta shohë sot nga Vlora e gjithë shqiptaria, detin kuqezi që do të vërshojë nga kutitë e të dielës, për Shqipërinë që duam me shtet punë mirëqenie”, thuhet në statusin e Ramës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura