“Qeset me ndihma hynë në Ministrinë e Brendshme”, kallëzohen dy përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ja akuza që rëndon mbi ta

Dec 2, 2019 | 20:36
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në facebook një video ku ndër të tjera shkruan se në Ministrinë e Brendshme janë futur ndihma, që ishin mbledhur për qytetarët e prekur nga tërmeti.

makina

Berisha shkruan se video është bërë nga një qytetare, ndërsa punonjësit e Ministrisë thanë se ato ishin ndihmat e përvetësuara nga punonjësit e policisë, që u sollën si prova pranë Shërbimit inteligjent të policisë.

“Miq, nje qytetare filmon momentin kur nga nje makine dalin qeset me ndihma dhe hyne ne Ministrine e Brendshme. Video u komentua si pamje pervetesimi nga punonjes te Ministrise por narkozyrtaret deklaruan se ishin ndihmat e pervetsuara nga punonjes policie qe u sollen si prova prane Sherbimit inteligjent te policise. Dhe nuk perjashtohet mundesia qe kjo te jete e vertet megjithese gjuha prej ordineri e gjenaral hashashit ngjall shume dyshimi. Por cilado qe te jete e verteta duhet te falenderojme me mirenjohje qytetaren per guximin dhe syçeltesine qe ka treguar dhe videon perle qe ka bere! Faleminderit. Sb”, shkruan Berisha.

Menjëherë pas këtij njoftimi ka reaguar Shërbimi për  Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), i cili ka kallëzuar penalisht 2 pqëfaqësues të Aleancës për Teatrin.

Në njoftimin bërë public për mediat thuhet se të kallëzuarit janë shtetasja M.J. dhe shtetasi E.M. për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Njoftimi i SHÇBA:

SHÇBA kallëzoi penalisht 2 përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, shtetasen M.J. dhe shtetasin E.M. për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) i kallëzoi penalisht ata, lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale e më pas në media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako ushqimore, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t’u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë.

SHÇBA bën apel për shmangie të dizinformimit të qëllimshëm të publikut.

Gjithashtu SHÇBA fton qytetarët dhe median të denoncojnë çdo rast abuzimi në numrin falas 0800 90 90.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura