Porsche Albania shpalos të ardhmen në “Automotive Fair Albania”!

Jun 21, 2022 | 20:21
SHPËRNDAJE

Gjatë datave 17 – 19 qershor, Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë organizuan “Automotive Fair Albania”.

Capture

Ky panair u trajtua si një vitrinë rajonale për sipërmarrjet më novatore në trojet shqipfolëse dhe një urë ndërlidhëse midis të gjithë operatorëve dhe aktorëve të industrisë së automobilizimit, duke ofruar mundësi të reja investimi në këtë industri, promovim dhe ngritje rrjetesh bashkëpunimi.

Capture

Një nga koncesionarët më në zë në Shqipëri e shfrytëzoi këtë panair për të sjellë një vizion më të guximshëm. Për Porsche Albania kjo ngjarje ishte një mundësi fantastike për të sjellë në mënyrë të sintetizuar, përballë një audience të larmishme, vizionin e tyre të së ardhmes: transportin elektrik!

Nën konceptin “Unbox the future – The Future is Electric” skuadrat e Porsche Albania shfaqën në seri jo vetëm modelet elektrike nga markat e tyre më premium, por edhe investimet e vazhdueshme që ata kanë ndërmarrë, për ta digjitalizuar të gjithë përvojën e klientëve nga shitja deri te mirëmbajtja e makinave nëpërmjet aplikacionit “Makina Ime”. Ky aplikacion së fundmi është shndërrar edhe në “shtepine” e nismës që shpëton jetë “Heronj në timon”. Kjo nismë shpërblen shoferët e kujdesshëm dhe penalizon sjelljet e rrezikshme, si përdorimi i telefonit në timon.

Skoda Enyaq dhe Volkswagen ID5 ishin disa nga modelet elektrike që Porsche Albania zgjodhi për të vizualizuar të ardhmen që ata propozojnë dhe standardet në të cilat ftojnë të gjitha politikat zhvilluese qëndrore dhe private për t’u referuar.

Për ta bërë edhe më të prekshëm transportin elektrik për audiencën e interesuar, qofshin ata edhe të segmentit premium, Porsche Albania ishte prezente me Audi e-tron, i cili tashmë është futur në tregun shqiptar dhe është e ardhmja që po ndodh në rrugët tona.

Përveç Porsche Albania, në këtë panair sa të munguar, po aq dhe historik ishte e pranishme edhe Porsche Leasing, si një institucion financiar i cili e mundëson të ardhmen elektrike, brenda kushteve më të favorshme të buxheteve të së tashmes.

Gjithashtu, digjitalizimi mbetet një shtyllë mbështetëse për këtë vizion, duke ofruar aplikacionin “Makina Ime” si një model suksesi, i cili fare lehtë mund të shërbejë si standard themelor i të ardhmes së të gjithë industrisë automotive.

© Panorama.al

Te lidhura