Pas Metës, KLGJ letër Gjykatës së Lartë për numrin e dosjeve. Dy raste emergjente që mund të sjellin…

Jul 4, 2019 | 18:28
SHPËRNDAJE

Stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë sa vjen e rritet dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon zyrtarisht kësaj gjykate numrin e dosjeve dhe të çështjeve të cilave u mbaron afati.

KLGJ gjate nje mbledhjeje
KLGJ gjate nje mbledhjeje

Nga Gjykata e Lartë për ABC News konfirmojnë se numri i dosjeve të mbetur stok është 32.198.

Dy prej tyre lidhen me kërkesat e ekstradimit jashtë vendit janë më emergjente pasi ndodhen në prag të mbarimit të afateve ligjore çka do të sillte eventualisht numrin e personave të ndaluar.

Rasti i parë për ekstradim është më 21 maj dhe rasti i dytë i ndaluar pak më vonë. Sipas ndryshimeve të reja në ligj vendimin për ekstradim e merr vetëm Gjykata e  Lartë.

Burime për ABC News konfirmojnë në mbledhjen e zhvilluar disa ditë më parë nga KLGJ, ka pasur debat i ashpër mes mbi propozimin e EURALIUS, që për të zgjidhur ngërçin duhet të komandohen gjyqtarë nga nivelet më të ulëta. Një pjesë e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk kanë qenë dakord.

KLGJ Këshilli është në vështirësi pasi nuk ka miratuar ende aktet nënligjore  që do të mundësonin hapjen e garës për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Ndërsa debate vazhdojnë, numri i dosjeve pranë kësaj vazhdon të rritet.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i drejtoi të mërkurën gishtin KLGJ-së duke i kërkuar llogari se përse nuk i ka dërguar listën e kandidatëve, të cilët sipas ligjit marrin miratimin e tij për t’u bërë anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Kreu i shteti i kërkonte në një letër zyrtare kryetares  Naureda Llagami, se për të kryer këtë vakum ligjor KLGJ ishte me vonesë prej 6 muaj e 20 ditësh.

Presidenti Meta shprehte kundër rekomandimit të Euralius, për komandim e anëtarëve të Gjykatës së Lartë më arsyetimin se cenohen kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës dhe se ky propozim bie ndesh në mënyrë flagrante me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura