Porositi vrasjen për të marrë gjakun e vëllait, pranga porositësit dhe vrasësit me pagesë. Dëshmia: Do merrja 15 milionë lekë. Ja skema e krimit

Apr 2, 2015 | 9:00
SHPËRNDAJE

VLORE/ Parandalohet vrasja per motive gjakmarrjeje dhe ne pranga vihet porositesi dhe vrasesi qe ishte paguar me 15 milione leke per te kryer ekzekutimin. Policia zbulon skemen e vrasjes, vizatuar nga vete porositesi, ku shenjohet banesa e ‘shenjestres’, vendi ku rrinte atentatori gjate survejimit dhe rruga nga duhet te largohej pas krimit. 

Skema e bere nga autori, qe prej ditesh survejonte banesen e personit qe do ekzekutonte

Sipas policise se Vlores, ngjarja eshte izoluar ne fshatin Lepenice, ku per fat uniformat blu ne baze te te dhenave te mbledhur ne rruge operative kane vepruar ne kohen e duhur. 

Sipas policisë së Vlorës personi që është tentuar të vritet është 53 vjeç, ndërsa personi i cilësuar nga policia si porositesi eshte Mersin Aliaj 55 vjec. banues ne Gjorm dhe bashkepunetori i tij, Ledion Muho. 

Arma dhe veshjet e sekuestruara, siper skema e krimit

Burimet nga policia thane se nëse do të kryente ekzekutimin atij i ishin premtuar 15 milione leke.  Gjate deshmise se dhene ne polici, pak pas arrestimit, autori e ka pranuar ngjarjen per te cilin akuzohet dhe shumën që i ishte premtuar nese do te kryente vrasjen.

“Objekt i sulmit kriminal do të ishte shtetasi L.J., 53 vjeç, banues në Lepenicë. Ky i fundit në vitin 2003 ka vrarë me armë për motive të dobëta shtetasin B.A. (vëllai i porositësit), krim për të cilin është dënuar dhe ka vuajtur dënimin prej 10 vitesh burg”- njofton policia.

Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se autori, prej rreth disa kohësh vëzhgonte personin që tentoi të vriste. Sipas një skice që iu gjet autorëve të dyshuar, ata kishin planifikuar edhe planin e largimit nga vendngjarja pas krimit.

Materialet procedurale do t’i referohen organit të Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje, në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

 Policia ka sekuestruar armen e krimit, nje kallashnikov dhe nje kreher me fisheke, nje cante ne te cilen autori kishte maska, dorashka, ushqime e veshmbathje rezerve. Sipas policise, ai prej ditesh survejonte banesen e personit qe do te vriste. Mesohet se i eshte gjetur edhe nje skice e baneses dhe e vendit nga do te largohej personi. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura