16 Tetor, 2017

Zbulohet zëvendësuesja e Fiori Dardhës në ‘DWM’, çuditërisht ato janë mike mes tyre


Javën e kaluar spektakli i “Dance With Me” u mbyll me largimin e Fiori Dardhës, e cila pas një debati me Robert Aliajn, anëtarin e jurisë vendosi ta linte në mes eksperiencën e vallëzimit.

Prej ditësh mediat janë duke aluduar shumë emra se kush mund të ishte zëvendësuesja e Fiorit dhe pikërisht mbrëmjen e sotme ky është bërë publik. Ajo është aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj. Rudina ka kërcyer  performancën e saj të parë dhe është shprehur e lumtur për pjesëmarrjen.

Por Rudina dhe Fiori janë mike mes tyre  dhe për më tepër ato punojnë në të njëjtin televizion.

 

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al