12 Qershor, 2018

Takimi historik i Trump me Kim Jong Un, Angela Martini ka dy fjalë: Donald meriton…


Janë takuar këtë të martë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Fillimisht u takuan kokë më kokë për 40 minuta, në prani vetëm të përkthyesve të tyre, përpara se me ta të bashkoheshin, për një drekë pune, delegacionet respektive.

Takimi historik u bë në Singapor, me qëllim për ta lënë të shkuarën pas dhe për të nisur një fillim të ri në marrëdhëniet midis dy palëve.

E mesa duket ky takim i ka lënë mbresa të mira edhe modeles së njohur shqiptare, Angela Martini. Ajo e vlerëson Trump për arritjen si president.

Këtë e ka shprehur nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ku ka postuar një foto të Trump dhe Jong Un teksa shtrëngojnë duart. Gjithashtu ajo shkruan: “Pavarësisht mendimeve të tjera, unë besoj se Donald Trump meriton çmimin Nobel për paqen me atë që arriti”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al