21 Mars, 2018

Selena Gomez fton për darkë violinistin shqiptar, ai… (FOTO)


Violinisti i famshëm Olen Cesari ka qenë i ftuar te “Rudina”, ku ka folur për eksperiencën më të bukur të jetës, performimin e tij me violinë ne statujën gjigande të Krishtit në Brazil.

Virtuozi ka rrëfyer edhe një ngjarje që i ka ndodhur teksa priste çmimin “Artist i Vitit” në Itali. Ai ka qenë në të njëjtin hotel me Selena Gomez, ose më saktë në dhomën ngjitur.

Cesari ka thënë se fillimisht ishte i shqetësuar nga ulërimat e fansave poshtë dritares, por kur ka kuptuar se ata kanë qenë aty për Selenen ka bëtë një bisedë të shkurtër me të.

Pas shkëmbimit të disa batutave mes tyre, këngëtarja e kishte ftuar violinistin për një darkë, por ai e kishte refuzuar duke i thënë se darka ishte e përfshirë në eventin ku do merrnin pjesë.

“Shihja nga penxherja që kishte nja 1 mijë goca që ulërisnin dhe kur dal për të parë se çfarë ka ndodhur, pashë që komshia ime po ia bënte me dorë. I thashë që ajo ishte shkaktarja e kësaj rrëmuje. Ajo ngeli. Më pas më tha që do të më jepte një darkë për të ma shpërblyer shqetësimin, por unë i thashë që nuk ka gjë se darkën e kemi nga festivali dhe bëmë muhabete e gallata pastaj”, është shprehur ai.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al