14 Mars, 2018

Së shpejti jeta dhe karriera e Whitney Houston në një dokumentar (VIDEO)


Kanë kaluar gjashtë vite nga vdekja e divës së muzikës Whitney Houston, por ajo kurrë nuk do të harrohet nga fansat e saj në mbarë botën. Ajo do të mbetet në kujtesën e të gjithëve si ndër këngëtaret me zërin më të mrekullueshëm.

Mediat e huaja shkruajnë se shumë shpejt fansat e këngëtares do të kenë mundësi të shohin edhe një dokumentar për karrierën e saj, gjë e cila është konfirmuar nga regjisori, Kevin Macdonald.

Por dokumentari pritet të sjellë detaje të reja edhe nga jeta personale e ikonës së muzikës.

Gjatë një interviste për mediat, regjisori i dokumentarit është shprehur: “Whitney’ është një histori familjare intime që zbulon një anë të re për një grua, që as njerëzit e saj më të afërt nuk e njihnin. Për këtë projekt dua të falënderoj ata që më besuan çelësin e shtëpive dhe pronave të saj, me qëllim që unë të mblidhja disa të dhëna të vlefshme për dokumentarin që do t’iu mahnisë të gjithëve”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al