19 Nëntor, 2017

Salsano Rrapi baba për herë të dytë, vogëlushja vjen në jetë para kohe


Në intervista të ndryshme, qoftë Salsano Rrapi, drejtues i “Portokallisë”, qoftë partnerja e tij, aktorja Erjona Kakeli, kanë rrëfyer për lidhjen e gjatë që kanë bashkë. Ndërkohë vetëm rreth dy vite më parë u bënë prindër. Ata janë që të dy artistë dhe natyrisht karriera u ka marrë shumë kohë. Por familja është gjithmonë e para dhe çifti e ka zgjeruar familjen dhe ata janë bërë prindër të një tjetër vogëlusheje.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Erjona në Instagram-in e saj ku ka ndarë një fotot të duarve të saj, të vajzës së mami dhe të bebit të porsalindur që mesa duket nga shkrimi bashkangjitur ka ardhur në jetë para kohe. Urime Salsano dhe Erjona!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al