10 Mars, 2018

Rudina Xhunga në mbrojtje të Ildës, Mustafa Nano i përgjigjet kështu: Më ngacmoi shkrimi, prandaj…


Monologu i fundit i Mustafa Nanos në emisionin e tij “Provokacija” në “ABC News”, të kujtonte monologun shekspirian të Hamletit, që e shtyn femrën të thellohet për të parë veten brenda apo jashtë botës sot, ku seksualiteti ka kaluar në plan të parë.

Kohët kanë ndryshuar dhe dilemës “Të rrosh, a të mos rrosh, kjo është çështja” ia zë vendin “Të zhvishesh, apo të mos zhvishesh”, një çështje kjo që provokoi jo pak opinionin publik, ku për të shigjetuar fenomenin, Nano mori si modele dy vajza të ekranit, moderatoret e “Supersport”, Bora Zemanin dhe Ilda Bejlerin.

“Mendoj që është diçka personale, që një njeri e ka të qëllimshme”, ishte reagimi pas kësaj i Ildës për Nanon, ndërsa Bora preferoi t’i përgjigjej me një foto ku u shfaq me veshje serioze.Mustafa-Nano

Duke qenë se monologu hapi debat të nxehtë, në këtë intervistë për “Panorama Plus”, gazetari, analisti dhe publicisti shtjellon si në një epilog gjithçka që e ngacmoi të bënte atë analizë në ekran, ndërsa parashikon fatin e mëtejshëm të personazheve të njohura, që janë pjesë e gjithë këtij revolucioni seksual të kohëve moderne.

Në debat hyri dhe Rudina Xhunga, e cila i kishte dhënë nota feminizmi çështjes duke mbajtur anën e vajzave. A ke një qëndrim plus për të gjithë ato/ata që menduan se kishe shigjetuar qenien femërore me këtë monolog?

Më ngacmoi shkrimi i Rudina Xhungës. Nuk jam dakord me idetë e saj, por shkrimi nuk më la indiferent. Dhe prandaj e kam ftuar të martën në “Provokacija”, ku do të flasim mbi këtë argument. Mund të na ndiqni atje. Por po ju them qysh tani se mua më duket vetja më feminist se shumë feministe.

Emisioni yt i ri ka tërhequr vëmendjen, pasi ti bën monologun që shumë persona guxojnë ta bëjnë vetëm me veten. Është ky një katharsis i yti?

Katharsis? Hëmmm. Nuk e kisha parë kështu. Edhe mundet. Por në çdo rast, nuk është vetëm kaq.

Duke qenë se në këtë rubrikë të emisionit nuhasim dhe stilin prej shkrimtari, i shkruan me frymëzimin e natës apo dritën e ditës këto pjesë të programit?

Të mos e teprojmë. Janë monologje të thjeshta. Nuk është se më marrin kohë. Nuk duan as shumë frymëzim. Ja, kjo intervistë me ju për shembull është më impenjative.

Intervisten e plote e lexoni sot ne Panorama print

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al