7 Nëntor, 2017

Rrëfehet Delina Zhupa, marrëdhënia me Briselda Shehajn pasi e imitoi në Portokalli


Delina Zhupa është bërë e njohur për publikun nëpërmjet roleve që ka interpretuar në ‘Portokalli’. Edhe pse në civinë  e saj numëron disa role, aktorja e humorit ka spikatur më shumë me rolin e ‘drejtoreshës së tatimeve’, teksa imitonte ish-drejtoreshën Briselda Shehaj.

Këtë sezon të “Portokalli” aktorja Delinda Zhupa ka ardhur me një karakter të ri, për të cilin ka treguar ndërsa ka qenë e ftuara e radhës e emisionit “Pop Culture” në Top Channel.

Aktorja ka rrëfyer edhe prapaskenat e spektaklit të humorit, konkurrencën, por edhe vështirësitë që hasin artistët në botën shqiptare të artit.

E pyetur nga moderatori lidhur me marrëdhenien që ka me Briseldën ajo është shprehur:

Dikur bëje drejtoreshën e Tatimeve, e ke shoqe?

Jo, vetëm një herë e kam takuar. Pastaj kam folur edhe në telefon me të.

Të ka thënë gjë, përse më imitove ashtu, apo diçka tjetër?

Jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al