12 Tetor, 2017

Robert Aliaj reagon për herë të parë pas largimit të Fiorit nga spektakli


Robert Aliaj ,një artist plot talente dhe pak kompleks për tu kuptuar, të paktën nga perceptimi i gjerë publik; po aq i çuditshëm , karizmatik, real dhe protagonist është ai në gjithçka që bën.

Debati mes tij dhe Fiori Dardhës të hënën në mbrëmje degjeneroi edhe në ofendime personale, situatë prej së cilës një ditë më pas ajo vendosi të largohej nga spektakli.

Por ndërsa prononcime të Fiorit kemi patur,ku ajo ka thënë se ruan raporte të mira me produksionin,  Roberti ka qëndruar në heshtje, ose të paktën ashtu na është dukur neve, sepse në stilin e tij , në formën e tij ai i ka thënë dy fjalë, ndërsa ka postuar një foto në faqen e tij në Instagram:

“Në emër të popullit. Sa qesharake të akuzohesh nga llapaqenër për papërgjegjshmëri, ndërkohë që akuzuesi/ja manipulator/e llapaqen/e kur flet, zbulon karakterin e tij/saj dhe duartrokitet”, shkruan Roberti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al