3 Mars, 2018

Pushime luksoze e dhurata të shtrenjta, 25-vjeçarja: Shkoj me “babusha të pasur”


Ajo udhëton kudo nëpër botë, ha në restorantet më të njohura, blen veshjet e firmave më të shtrenjta dhe anëtarësohet në palestrat më të mira. Ju do të pyesni se çfarë pune bën?

Puna e vetme e Simona Toon është që të bëj qejf e të shkojë me burra të martuar, e sigurisht që janë miliarderë.

Ajo është 25 vjeçe dhe jeton në Londër. Simona i kalon ditët duke blerë nëpër dyqane elegante e duke ngrënë drekë me miqtë. Madje në faqen e saj të internetit, bukuroshja u ofron vajzave të tjera t’u gjejë ndonjë miliarder të pasur, në këmbim të parave.

Ndërkohë gjatë një interviste për prestigjiozen “New York Post”, Toon ka thënë se nuk mund ta imagjinojë jetën pa të mira materiale të siguruara nga një “babush i pasur”.

“Dhurata më e madhe që më kanë dhënë është makina. Ishte vërtet e bukur, një markë e re e “Range Evoque”, me vlerë 31,000 dollarë…ishte e përkryer për mua”, shton ajo.

“Isha në Dubai për pesë ditë më një babush të pasur. Ishte e mahnitshme. Ai thjesht më dha 9.960 dollarë dhe më tha: Shko në dyqane dhe kënaqu! Unë lidhem me babusha të pasur dhe jetoj mes luksit. Jetoj në një apartament të mirë, të financuar nga burra të martuar”, ka vijuar rrëfimin Simona.

Gjithashtu ajo ka thënë se nuk e ka imagjinuar asnjëherë të jetë me dikë që do e trajtonte si mbretëreshë. “Nuk mund të jetoj me dikë që nuk mundet të paguaj mënyrën time të jetesës. U përpoqa por nuk funksionoi”, përfundoi 25-vjeçarja.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al