25 Tetor, 2017

Përdori të dashurin për të testuar besnikërinë e shoqes, por situata i doli nga kontrolli


Një femër shfrytëzoi të dashurin e saj për të testuar shoqen e saj më të mirë, nëse ajo do të përpiqej t’i vidhte të dashurin, mirëpo fati e deshi që më shumë të befasohej nga i dashuri sesa nga shoqja e saj. Kelsey dhe i dashuri i saj Sam, morën pjesë në një eksperiment me kanalin “To Catch A Cheater”, i cili krijon situata për çiftet në të cilat një partner dyshon se mund të ketë vend për pabesi.

Klesey donte të dinte nëse shoqja e saj Brtiney do të flirtonte me të dashurin  e saj. Ajo në fakt dyshonte se shoqja e Saj ishte e pabesë dhe ka pasur të drejtë për këtë. Por historia nuk mbaron këtu. Përveç shoqes, ishte i dashuri që e teproi duke e puthur dhe prekur, madje edhe i tha se sapo të ndahej do dilte në takim romantik me atë. Kelsey mbeti pa të dashur, por edhe pa  shoqe.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al