10 Mars, 2018

Luana bën këtë paralajmërim duke treguar “muskujt”, Marina i thotë: Veç me…


Mesa duket moderatorja seksi ka vendosur që t’i “çmendë” të gjithë fansat e saj. Luana Vjollca është mjaft e komentuar për linjat e saj trupore, të cilat nuk ngurron t’i ekspozojë në çdo paraqitje publike apo edhe në fotot që publikon në rrjetet sociale.

Por sigurisht që të arrish këto forma, duhet shumë vullnet dhe shumë punë. Le të themi që Luana ia ka dalë më së mirë falë punës së lodhshme në palestër nga ku ka publikuar një foto së fundmi.

Luana shfaqet bashkë me trajneren e saj Geta Beqa, e cila e ka motivuar atë se deri në verë do të arrijë format e dëshiruara.

“Do ta “mbys” deri në verë thotë kampionja e botës”, shkruan Luana. Por sigurisht që nuk mund të mos mungonte komenti i motrës tjetër, Marinës e cila i thotë që është “zjarr”.

“Veç me e djeg fare, (zjarr) je”, i shkruan Marina ndërsa Luana e quan motrën bishë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al