27 Gusht, 2018

Ledina Çelo çmend pushuesit me linjat, por sidomos me ca lëvizje shumë seksi


Këngëtarja e dashur dhe shumë sensuale Ledina Çelo ka disa zakone që nuk i ndryshon asnjëherë. Për shembull, ajo vjen çdo verë të bëjë plazh në Shqipëri, paçka se mund të shkonte në çdo vend tjetër të botës, shumë më të bukur se Dhërmiu. Nga Gjermania ajo kishte sjellë me vete kësaj here dy fëmijët e saj, të cilët janë akoma shumë të vegjël. Me fëmijët e Ledinës tashmë jemi familjarizuar të gjithë, pasi ajo i nxjerr shumë shpesh në rrjetet sociale.

 

Faktin që jeton larg Shqipërisë, ajo e kompenson duke qenë aktive në rrjete sociale dhe duke ndarë me fansat e saj dhe disa momente familjare. Ndërkohë me muzikën duket që nuk po merret më. Siç ka treguar në foto të ndryshme, Ledina jeton në një luks të paparë, me vila luksoze, makina të shtrenjta dhe ka një jetë shumë të mirë nga pikëpamja financiare në çdo aspekt. Por Ledina është e bekuar edhe për format e saj trupore. Ka lindur dy fëmijë dhe linjat e saj vijojnë të jenë të hatashme si gjithmonë. Dhe Ledina nuk kursehet për të ekspozuar sa më shumë format në plazh, duke përdorur rroba banjoje që i nxjerrin ato në pah.

 

Kësaj here paparazzi ynë na ka sjellë disa foto shumë sensuale. Ledina ka qëndruar disa orë në breg të detit, pasi i vogli i saj kishte dëshirë të zinte peshk. Mirëpo mënyra se si ulej dhe ngrihej Ledina dhe si ekspozonte të pasmet e saj, i bën ato poza shuumë seksi. Ndërkohë, me të mbaruar pushimet, nuk e dimë nëse Ledina do të vijojë rutinë e saj të përditshme, apo ka ndonjë plan për ndonjë rikthim në skenat shqiptare, apo me ndonjë klip. Ne do të kishim shumë dëshirë ta shihnim përsëri Ledinën duke kënduar, sepse është një divë e vërtetë e muzikës.

 

 

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al