12 Shtator, 2018

Kim Kardashian habit me deklaratën: Qaj çdo ditë për të pasmet e mëdha


Kim Kardashian u bë e njohur nga video seksuale e publikuar nga ish-i dashuri i saj Ray J. Më pas, vëmendja u kthye tek format e saj trupore, sidomos te të pasmet e mëdha.

Por së fundmi ajo është shprehur se nuk i pëlqen më të pasmet që ka dhe kjo është konsideruar si mendjemadhësi nga ana e ndjekësve të saj.

Në episodin e fundit të KUWTK, Kim habiti familjen e saj duke u ankuar për të pasmet gjigante. Në fillim, të gjithë menduan se po bënte shaka, por jo.

“Jo, unë qaj çdo ditë sepse janë kaq të mëdha”, ka thënë ajo gjithë seriozitet për familjarët.

Është për t’u habitur kjo deklaratë pasi shpesh herë, Kim është parë duke pozuar në atë mënyrë që vëmendja shkon tek të pasmet e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al