16 Dhjetor, 2018

Ja cilët janë deputetët më kuriozë ndaj protestës së studentëve


Këtë të enjte, studentët e zhvendosën protestën e tyre, e cila ka hyrë në ditën e 12-të, përpara godinës së Parlamentit.

Ndërkohë që brenda ishte seanca plenare, jashtë saj bëhej protesta për të plotësuar tetë pikat, që studentët ia kanë vendosur si kusht Kryeministrit Edi Rama.

Në mbarim të seancës, deputetët u përpoqën që t’i shmangeshin turmës së studentëve, edhe pse kishte grupe që i tallnin nga larg edhe andej nga dolën. Ndërkohë, paparazzi ytnë ka kapur dy momente pikante. I pari është ai kur Erion Braçe bëhet kurioz për protestën dhe ndalon që ta shohë pak më gjatë.

Por kolegu i tij Pjerin Ndreu e kap nga krahu, duke e këshilluar që të mos rrijë aty. Dhe momenti tjetër është ai i Elisa Spiropalit, e cila i hedh një vështrim të vëngër protestës për t’u larguar më pas me hap më të shpejtë se Braçja.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al