14 Gusht, 2018

Ish-ndihmësja e presidentit amerikan: Zonja e Parë mezi pret të divorcohet nga Donald Trump pasi…


Ish-ndihmësja e presidentit amerikan, Omarosa Manigault Newman pretendon se Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke numëruar ditët mbrapsht para se t’i kërkojë divorcin Donald Trump-it.

Omarosa ka shtuar se Melania Trump po pret që bashkëshorti i saj të përfundojë mandatin e më pas ajo do i kërkojë divorcin.

“Mendoj se Melania numëron minutat deri në përfundimin e mandatit të burrit të saj që të mund të divorcohet nga ai”, kështu shkruan Newman në librin e saj “Unhinged” (Jashtë kontrollit), në të cilin përshkruan ditët që ka kaluara në Shtëpinë e Bardhë.

Ndër të tjera, ajo pretendon se zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Melania përzgjedh rrobat me të cilat shfaq një frymë pasive-agresive.

“Kur shihni rrobat të cilat vesh Melania Trump, shihet një rebelim në stilin që ka një qëllim. Besoj se Melania shfrytëzon këtë stil për të ndëshkuar burrin e saj”, konsideron Newman, e cila pohon se Melania vesh rroba të caktuara për të përulur burrin e saj.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al