21 Korrik, 2018

Gazetarja e njohur shpërthen në kritika për këngën e Luanës: Opsioni “mute” është ilaç për veshët!


Pas suksesit të bashkëpunimit me Bujar Qamilin me këngën “Mi dhe flakë mallit tim”, Luana Vjollca dje publikoi projektin e saj më të ri, “Vetëm ty”.

Fansat e moderatores e kanë pritur mjaft mirë këngën e re duke i bërë edhe shumë komplimente. Por ka edhe nga ata që e kritikojnë. Njëra ndër ta është dhe gazetarja e njohur Kozeta Kurti, e cila në një koment e ka ironizuar keq Luanën.

“Mrekulli! Perle! Opsioni “mute” është ilaç për veshët!”, ka shkuar Kozeta në një faqe, ku ishte shpërndarë kënga më e fundit e moderatores bjonde.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al