31 Gusht, 2018

FOTO/ Njeriu më i pasur në planet, shpenzimet e tij marramendëse dhe tronditja e prindërve kur mësuan se…


Jeff Bezos, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Amazon, është personi më i pasur në botë që jeton dhe personi i parë në historinë moderne që ka grumbulluar një pasuri prej mbi 100 miliardë dollarë.

Kjo sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Forbes, raporton “businessinsider”, e cila thotë se Bezos sapo ia ka kaluar Bill Gejtsit për pasurinë. Ata janë tashmë dy njerëzit më të pasur në planet, dhe të dy bashkë jetojnë në të njëjtën qytezë, më pak se 1 km larg njëri-tjetrit. Qyteza quhet Medina, shumë pranë Siatëllit.

Prindërit e Bezos thuhet se ishin tronditur kur mësuan se djali i tyre hoqi dorë nga një punë e rehatshme në Wall Street me qëllim që të shesë libra në internet. Rritja e Amazonës është burimi kryesor i pasurisë prej 150 miliardë dollarë të Bezos dhe ai mbetet aksioneri më i madh i Amazon, me 16% të gjigantit të e-commerce.

Pasuria e Bezos është aq masive saqë, sipas llogaritjeve të “businessinsider”, shpenzimi 88,000 $ i tij është i barabartë dhe njësoj si një person amerikan të shpenzojë 1 dollarë.

Bezos është një nga pronarët më të mëdhenj të pasurive te paluajtshme në shtetin ku jeton dhe ai e familja e tij kanë pesë “super shtëpi” në të gjithë SHBA./PANORAMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al