5 Shtator, 2018

Festivali i Filmit në Venecia, Klaudia Pepa mahnit me pamjen e saj (FOTO)


Festivali i Filmit në Venecia është një nga eventet më të mëdha ku bë bashkë aktorë, regjisorë, producentë dhe të personazhe të famshëm nga e gjithë bota.

Në mesin e personazheve VIP që parakaluan në tapetin e kuq ishte edhe balerina e njohur Klaudia Pepa. Për të është hera e dytë në këtë event, si dhe është e vetmja shqiptare që mori pjesë në edicionin e 75 të Festivalit të Filmit në Venecia.

E veshur me një fustan të gjatë, me dy të çara anash që i tregonin këmbët, një fjongo në pjesën e qafës dhe taka ngjyrë nude, Pepa ishte padyshim në listën e të veshurave më bukur në këtë festival.

Ndërkohë me një make-up natyral dhe flokët e kapura Klaudia tërhoqi vëmendjen e gjithë të pranishmëve dhe të paparacëve të cilët fiksuan këto momente.

 Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al