21 Mars, 2018

Fansat “gozhdojnë” Eni Koçin me komente për veshjen (FOTO)


Eni Koçi është një nga këngëtaret më të pëlqyera nga publiku shqiptar, me shumë fansa pas vetes dhe që mesa duket po avancon gjithmonë e më shumë në rrugën e suksesit.

Eni ashtu si gjithë vajzat e showbizz-it nuk mungon në prezencën e saj me postime në rrjetet sociale sidomos në “Instagram”.

Por një problem i vogël ka ndodhur së fundit me këngëtaren dhe duket se biondina seksi ka gabuar diku me kombinim e look-ut të saj.

Pikërisht fakti se ka veshur tuta sportive me taka duket se ka ngjalluar reagime negative tek fansat të cilët nuk i kanë munguar komentet.

“Taka me tuta sportive, fundi botës po vjen”, “Tuta dhe taka, vetëm në rruzin shqiptar ndodh kjo”, “Moda e re, tuta me taka”, janë disa nga komentet e fansave.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al