14 Shtator, 2018

Egla Harxhi publikon foton familjare, ja sa është rritur djali i saj


Në janar të këtij viti, ish-Miss Shqipëria Egla Harxhi solli në jetë fëmijën e saj të parë me partnerin Alexandre de Basseville.

Së fundmi është publikuar një fotografi e Egla Harxhi ku shihet së bashku me partnerin dhe vogëlushin, i cili duket se është rritur mjaft që nga hera e fundit që e kemi parë në profilin e saj në “Instagram”.

Hardhi dhe Basseville kanë zgjedhur për djalin emrin Luxifer që vjen nga latinishtja, ku “lux” do të thotë dritë, ndërsa “fer” mbajtës, pra mbajtësi i dritës.

Në intervista të ndryshme, ajo ka treguar se procesi i saj i lindjes pati vështirësi të shumta dhe për këtë fakt zgjati rreth 4 ditë. Egla ka shtuar se 3 ditët e para, Francën e goditi një stuhi e fortë, ndërsa në ditën e 4-t kur lindi Luxifer, dolën rrezet e para të diellit. Këtë gjë ajo e ka konsideruar si një ogur të mirë për foshnjën e porsalindur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al