21 Shkurt, 2018

E dini se kjo prezantuese është mbesa e një politikaneje të njohur shqiptare?


Mesila Doda së bashku mbesën e saj, prezantuesen e njohur Senada Jaho, ishin të ftuara dje në “Pasdite në Top Channel”. Për herë të parë ato rrëfyen marrëdhënien e ngushtë që kanë, aq sa Senada e konsideron tezen si motër të madhe.

“Mesila është motra ime e madhe, nuk e konsideroj teze. Unë kam humbur mamanë që në moshën 2-vjeçare. Lidhja ime me Mesilën është bërë akoma më e fortë pasi unë jam kthyer nga Italia, ku kam qëndruar për 20 vite.

Eksperienca ime në këtë shtet ka nisur që kur kam qenë e vogël dhe jam ngushtësisht e lidhur me të. Pavarësisht se kam karrierën time këtu në Shqipëri, ende e mendoj kthimin në Itali. Nëse një ditë iki, Mesilën do e marr me vete”, është shprehur Senada.

Ndërsa Mesila Doda tregoi se ajo dhe Senada kalojnë shumë kohë bashkë dhe kanë pasion gatimin.

“Senada dhe familja ime fundjavat i kalojmë gjithmonë bashkë. Na pëlqen ushqimi dhe në të shumtën e rasteve gatuan Keli, i cili realisht e ka pasion. Nga ushqimet që ai di të gatuajë më mirë është mishi. Ne nuk dalim shpesh për drekë, pasi na pëlqen të gatuajmë vetë”, ka treguar Mesila Doda.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al