15 Nëntor, 2017

Deputetja e Partisë Socialiste rrëfen tragjedinë e jetës, si humbi djalin dhe vëllain në aksident


Titjana Piro është deputetja e konfirmuar në zgjedhjet e 25 qershorit në radhët e Partisë Socialiste. Gjithmonë e kemi parë në seancat plenare të veshur me të zeza gjatë seancave plenare të mbajtura në Kuvend, ku i mungon dhe buzëqeshja në fytyrën e saj.

Deputetja ka nja dhimbje të madhe shpirtërore dhe arsyeja pse mban veshur të zeza është prej humbjes së djalit dhe vëllait 2 vite më parë, në një aksident tragjik.

Një ngjarje kjo tepër e rëndë për një grua, të humbasë në të njëjtën ditë dy persona të rëndësishëm, djalin dhe vëllain. Mirëpo, deputetja Piro ka arritur t’ia dalë mbanë dhe të mposhtë dhimbjen.  E ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’. Deputetja rrëfen se ishte nata e vitit të ri 2015-2016 , teksa po bënte gati pakot e festës së Vitit të Ri, ku mori mesazhin e humbjes së jetës së djalit dhe të vëllait. Ajo thotë se ende jeton dhe Toni , djali i saj i ndjerë dhe i vëllai janë kthyer engjëllit e saj mbrojtës. ‘’Unë nuk e mendoj këtë, merrem me punë, kam një familje për të ngushëlluar, një familje për të uruar’’-thotë ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al